Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.
Klankosova.tv mëson se dyshohet se personi në fjalë e ka ngacmuar seksualisht motrën e tij.
Rasti u raportua edhe nga policia në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ngacmuar verbalisht viktimën femër kosovare. Njësitë policore janë marrë me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Ndërkaq, nga ana e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës u tha se ndaj të dyshuarit bazuar në masat ligjore gjatë ditës së sotme do të caktohet masa e paraburgimit.