“Po lyp plumb në ballë” – 500 euro gjobë për të akuzuarin nga Ferizaj që kanosi një person

“Po lyp plumb në ballë” – 500 euro gjobë për të akuzuarin nga Ferizaj që kanosi një person

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit N.A., i cili akuzohej për veprën penale të kanosjes.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall nga gjyqtari i çështjes, Imri Sejda.

I akuzuari është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 20 euro, si dhe shumën prej 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndërsa, i dëmtuari E.M. ka heq dorë nga ndjekja penale për të akuzuarin, po ashtu ka heq dorë nga kërkesa pasurore-juridike.

Sipas aktakuzës, më 18 shtator 2019, në Ferizaj, i akuzuari N.A., e kishte kanosur seriozisht të dëmtuarin E.M, se do ta privojë nga jeta.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari e kanosi të dëmtuarin për shkaqe xhelozie.

Me këtë, i akuzuari ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. /BetimipërDrejtësi

Related Articles