Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka ironizuar me euro deputeten Viola von Cramon, duke e cilësuar si “eksperte për gjithçka”.
Ky reagim i Bërnabiqit vjen pasi Cramon kërkoi nga serbët që t’i largojnë barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.
“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Posaçërisht sulmet ndaj EULEX-it dhe njoftimi për ushtarët e Serbisë është krejtësisht i papranueshëm. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen për t’u qetësuar situata. Përkrahje të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Kësaj kërkese, i ka reaguar Bërnabiq në llogarinë e saj në Twitter.
“Më në fund, deklarata e shumëpritur nga Sekretarja e Përgjithshme false e Kombeve të Bashkuara, Viola von Cramon, e cila gjithashtu ka marrë rolin e Kryekomandantit të KFOR-it, Eksperte e Përgjithshme për të gjitha çështjet, që nga Litiumi deri te Euro-krenaria dhe krye-mbrojtëse e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut (përjashto serbët), ka shkruar kryeministrja serbe.