Bashkimi Evropian edhe sot ka shprehur shqetësim për situatën në Kosovë dhe ka përsëritur thirrjet për të gjitha palët që të punojnë në uljen e tensioneve.
Për këtë situatë është folur në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, ndonëse Kosova formalisht nuk ka qenë pjesë e rendit të ditës
Borrelli ka thënë se bllokadat e rrugëve nuk janë mënyra për të kërkuar zgjidhje dhe për të arritur normalizimin e raporteve.
E ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalenna Baerbock, ka përsëritur atë që ka thënë një natë më herët se Qeveria e Kosovës e ka bërë pjesën e vetë të detyrës duke shtyrë zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, ndërsa tash i takon Serbisë të bëjë më shumë në uljen e tensioneve.
Situata në rajon, procesi i zgjerimit dhe dialogu mes Kosovës e Serbisë pritet të jenë temë e rendit të ditës edhe në takimin e nesërm të ministrave në Këshillin e Çështjeve të përgjithshme të BE-së. Do të miratohen edhe konkluzat përmes të cilave, mes tjerash do të përsëritet thirrja që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog drejt arritjes së një zgjidhje për normalizimin e përgjithshëm të raporteve.