Jep dorëheqje nga të gjitha funksionet Nevzad Isufi, kryetar i Vetëvendosjes në Gjilan

Jep dorëheqje nga të gjitha funksionet Nevzad Isufi, kryetar i Vetëvendosjes në Gjilan

Burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan kanë bërë me dije se Nevzad Isufi, ish-kryetar i Qendrës në Gjilan është tërhequr nga pozita e kryetarit të dhe anëtarit në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Sipas këtij burimi, ish-kryetari i qendrës, Nevzad Isufi, deri më tashti nuk ka paralajmëruar se do të tërhiqet edhe nga të qenit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithëçka pritet të sqarohet brenda ditës, kur pritet të jepen më shumë hollësi nga VV dhe vetë kryetari i deritashëm Isufi.

Në zgjedhjet e fundit parlamantare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë subjekti më i votuar në komunën e Gjilanit, kurse tashti, kur së shpejti pritet të mbahen edhe zgjedhjet lokale, nuk është bërë ende i ditur emri i kandidatit të VV-së për kryetar të komunës.

Ndërsa arsyet e dorëheqjes së z. Isufi nuk janë bërë të ditura, përkundër insitimit për të kuptuar, megjithatë është mësuar se ai ka qenë edhe asambleist komunal, njëherit shef i grupit të këshilltarëve të VV-së në këtë komunë.

Siç është mësuar nga burime brenda këtij subjekti në degën e Gjilanit, z. Isufi pritet të zëvendësohet në Kuvendin e Komunës nga ana e Femi Sylejmanit, i cili në zgjedhjet e fundit ka marrë numër të konsiderueshme votash, porse për shkak të kuotës gjinore nuk ka arritur të bëhet pjesë e asamblesë komunale.

Vet z. Sylejmani ka konfirmuar se tashmë është kontaktuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, dhe ka  nënshkruar formularin, konform ligjit në fuqi.

Burime Brenda VV-së bëjnë të ditur se, sipas rregullores, në rastet kur kryatari jep dorëheqje apo shkarkohet, ai me automatizëm zëvendësohet nga nënkryetari, sipas procedures, deri në zgjedhjet e reja.

Related Articles