Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar në Politiko në Kanal10, se situta aktuale në veri të vendit, është jashtëzakonisht shqetësuese.
Madje sipas tij, e njëjta gjendje do të sjell edhe efekte dhe pasoja.
Limaj ka shtuar se shteti i Kosovës, ka rënë në grackën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që sipas tij, po përmbushet edhe një skenar i tij duke i bllokuar rrugët.
“Është situatë shqetësuese. Agjenda e Vuçiqit dalngadalë po vjen duke u realizuar. Loja e tij, që fatëkqesisht ka ra shteti ynë, tanimë është në përmbushje të atij skenari. Jo vetëm sot, por për gati një vit, kemi ardh në një situatë ku janë mbyllur pikat kufitare e ku janë bllokuar rrugët. Prezenca shtetërore lokale atje nuk është askund. Kemi një sitiuatë të jashtëzakonshme të padeklaruar. Për mua janë shqetësuese efektët të cilat do të vijnë dhe pasojat që do të vijnë nga kjo gjendje”, tha Limaj në Politiko.