Imer Mushkolaj ka thënë se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës mund të qëndrojnë me vite nëse nuk i heq KFOR-i, pasi është përgjegjësia e tyre
Analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës të cilat janë vendosur nag serbët si shenjë kundërshtimi nga ana e serbëve lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, mund të qëndrojnë me vite nëse nuk i heq KFOR-i .
Mushkolaj theksoi se edhe Policia e Kosovës mund ti heq, por duhet të i parashikojmë pasojat që mund të sjellë dhe nuk duhet të rrezikojmë pjesëtarët e policisë.
Ai potencoi faktin pse KFORI-i ende nuk i larguar barrikadat nga rrugët në veri, pasi është përgjegjësi e tyre.
“Barrikadat janë atje dhe mud të qëndrojnë me vite nëse nuk i heq KFOR-i, nuk është se a mundemi me i heq, por cila është kostoja e saj…Nuk po flas për forcën dhe legjitimitetin që e ka policia, ajo është çështje e KFOR-it, dhe nuk e di pse nuk ka ndodhë deri tash..”, ka thënë Mushkolaj në “Debat Plus”.