A e ka kërkuar Serbia ndihmën e Rusisë për situatën në veri të Kosovës?

A e ka kërkuar Serbia ndihmën e Rusisë për situatën në veri të Kosovës?

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e ka kërkuar mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin për situatën në Kosovë.

Gjithsesi, Peskov është shprehur se Rusia mbështet përpjekjet paqësore të palëve dhe zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike.

Mediumi serb, “Danas”, shkruan se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur se të gjitha të drejtat e serbëve të Kosovës duhet të mbrohen dhe se “Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike”.

“Ne qëndrojmë për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës dhe për përmbushjen e obligimeve të marra nga palët sipas të gjitha dokumenteve relevante për këtë situatë”, është shprehur ai.

Gjatë konferencës së mbajtur në Moske, Peskov ka ritheksuar se palët duhet të gjejnë zgjidhje përmes mjeteve diplomatike.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është që të sigurojmë interesat e serbëve. Ne mbështesim përpjekjet paqësore të palëve dhe zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike”, tha Peskov në një konferencë në Moskë.

Ai ka shtuar se për situatën në veri Vuçiq nuk i ka kërkuar Putinit mbështetje. 

Related Articles