Drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, po pretendon se ish-polici serb i burgosur në Kosovë, Dejan Pantiq, ka katër ditë që nuk ka mjekim.
Ai thotë se jeta e Pantiqit është në rrezik dhe për këtë akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Dejan Pantiq për të katërtën ditë nuk ka mjekim, prandaj jeta e tij është në rrezik! Albin Kurti për të katërtën ditë nuk e lejon një pacient të rëndë të zemrës, i cili së fundmi i është nënshtruar operacionit, të marrë terapinë e nevojshme! Familja e tij nuk mund të kontaktojë me të”, ka thënë Petkoviq.
Serbia gjatë gjithë kohës po pretendon se Pantiq është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ish-polici i Kosovës akuzohet për sulm ndaj Këshillit Komunal Zgjedhor në Veriun e Kosovës.