Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kolegë ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve (ALB).
Haradinaj tha se nga kryetari i AKB-së Agim Shahini, u njoftua nga afër për vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballen sot bizneset e vendit.
Tutje Haradinaj tha se gjatë mandatit të kësaj qeverie, roli i saj në zhvillimin ekonomik, nuk është ndjerë mjaftueshëm. Bizneset vendore po përballen me vështirësi të shumta.
“Fatkeqësisht, gjatë mandatit të kësaj qeverie, roli i saj në zhvillimin ekonomik, nuk është ndjerë mjaftueshëm. Bizneset vendore po përballen me vështirësi të shumta, të cilat po rrezikojnë funksionimin e tyre e shumë nga ato po përballen me rrezikun për mbijetesë”, ka shkruar Haradinaj.