Ibrahim Rudi, 22-vjeçari shqiptar që qëlloi 18 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj të ri është dënuar me 10 vjet burg.
Si ish-e dashura, partneri i saj dhe të pranishmit e tjerë arritën të shpëtonin mrekullisht, shkruan Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.
Dënimi është dhënë mëngjesin e sotëm nga gjyqtarja hetuese Simona Panzera , në përfundim të procedurës së shkurtuar, shkruajnë mediat e huaja.
Ai u dënua për veprën penale të vrasjes së shumëfishtë të mbetur në tentativë.
Ngjarja ka ndodhur gushtin e një viti më parë në Galipoli të Italisë.