Një person shqiptar nga Novi Pazari është gjetur pa shenja jete në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Magj. Prishtinë-F. Kosovë 14.12.2022-14:21. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar nga Novi Pazari, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.