Emisari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar mbrëmë në Serbi është pyetur rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai ka thënë se është politike amerikane që të githa vendet e rajonit të bëhen pjesë e Unionit.
Në pyetjen se a është dashur të pritet fundi i negociatave me Serbinë pasi ajo është e “frustruar” me këtë aplikim, Esobar ka thënë se SHBA e mbështet anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE.
“Kjo është pa paragjykime, ne e mbështesim kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE, kandidaturën e Bosnjë e Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, kandidaturën e secilit e mbështesim” ka thënë Ecobar.
Kosova e ka dorëzuar sot aplikimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian në Pragë të Cekisë e cila kryeson me BE’në në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
“Gjithmonë ka qenë politikë amerikane që të gjitha vendet e rajonit duhet të jenë anëtare të BE’së, unë besoj në këtë. Ju jeni europianë historikisht dhe kulturalisht, por po ashtu besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra – tjetrën, duhet të kenë marrëdhënie paqësore mes vete dhe duhet të punojnë për një të ardhme të përbashkët për rajonin “ ka thënë diplomati amerikan.