​Projektligji për paga dhe zyrtarët publikë shqyrtohen në Kuvend më 22 dhjetor

​Projektligji për paga dhe zyrtarët publikë shqyrtohen në Kuvend më 22 dhjetor

Kuvendi i Kosovës me 63 vota për ka miratuar mocionin për shmangien nga afatet procedurale të parapara për Projektligjin për paga dhe atë për zyrtarët publikë, pa përkrahjen e opozitës. Kësisoj, dy projektligjet do të shqyrtohen në lexim të dytë të enjten e 22 dhjetorit.

Duke arsyetuar mocionin, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se qëllimi është që dy projektligjet të miratohet gjatë vitit 2022, ndërsa pagat me koeficientet e rinj të dalin në shkurt të vitit 2023.

“Ne deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për shmangie nga afatet procedurale të përcaktuar me rregulloren e Kuvendit në mënyrë që të caktohen afatet e reja për shqyrtim të dytë të projektligjeve… I tërë ky propozim është që t’i japim mundësi administratës shtetërore që në afat të mirëfilltë dhe sipas kërkesës së punëtorëve shtetëror të procedohen pagat deri në muajin shkurt 2023 me koeficientet e rinj”, tha ajo.

Këtë mocion e kundërshtuan partitë opozitare në Kuvend./kp/

Related Articles