S’ka më ‘linka ilegal’ për të shikuar ndeshje sportive, Parlamenti Evropian merr vendim

S’ka më ‘linka ilegal’ për të shikuar ndeshje sportive, Parlamenti Evropian merr vendim

Gjatë ditës së sotme është raportuar nga El Partidazo de COPE se një mjet i ri është aprovuar nga Parlamenti Evropian që do të largojë ‘linkat ilegal’ pas 30 minutave.

Në shumë vende të botës shfaqen linka të ndryshëm të cilët përdoren për të shikuar ndeshje sportive nga më të ndryshmet dhe jo vetëm, transmeton lajmi.net.

Këto linqe tanimë nuk do të gjejnë përdorim, pasi Parlamenti Evropian ka miratuar një mjet të ri, i cili do të detektojë linqet dhe do t’i fshijë ata.

Liga e Kampionëve kishte probleme në Kosovë për transmetim disa herë dhe kësisoj janë përdorur linqe ilegale të ndryshme.

Akoma nuk dihet nëse ky vendim do të ndikojë edhe për IPTV-t, të cilat veprojnë ilegalisht.

Related Articles