Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka uruar Kosovës për vizat dhe aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gjukanoviq përmes një cicërime në Tëitter tha se ky është hapi i parë drejt së ardhmes evropiane.
Mes tjerash, Gjukanoviq ka uruar edhe Bosnje-Hercegovinën për marrjen e statusit të kandidat për BE.
“Lajm i mrekullueshëm për rajonin nga miqtë dhe partnerët tanë evropianë. Urime BiH për marrjen e statusit kandidat. I merituar dhe i rëndësishëm për prosperitetin e të gjithë qytetarëve. Urime Kosovës për liberalizimin e vizave dhe dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane”, ka shkruar Gjukanoviq.