Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
IHK thekson se e premtja parashihet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës.
Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
Sa i përket parametrit të erës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.