Sot mbahet aktgjykimi ndaj Salih Mustafës, familjarët optimistë se do të lirohet

Sot mbahet aktgjykimi ndaj Salih Mustafës, familjarët optimistë se do të lirohet

T7 po qëndron te shtëpia e Salih Mustafës, për të cilin Gjykata Speciale do ta shpallë vendimin për të.

Familjarët s’kanë pranuar të deklarohen para kamerës, por prapa saj janë shprehur optimistë se Komandant Cali do të lirohet.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ata refuzuan të flasin para kamerës. Ata janë optimist se do të lirohet, për shkak se besojnë në pafajësinë e tij dhe të tjerëve që ndodhen në Hagë”, ka raportuar gazetarja e T7.

Të premten e 16 dhjetorit, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë aktvendimin për Salih Mustafën, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ky njëherësh do te jetë aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Më herët, pranë këtij institucioni janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.

Related Articles