Të enjten në mbrëmje rreth orës 18 :30, një person është lënduar me thikë i cili edhe ka pësuar lëndime trupore.
Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë një person të dyshuar.
“Mbrëmë rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, i cili kishte pësuar lëndime trupore që dyshohet të jenë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë ( thikë).
Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të stacioni Jugu në Prishtinë të mbështetur nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë një person të dyshuar.