Të enjten një grua në Prizren është gjetur pa shenja jete.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Njësitë policore dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”.
Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet’.