Babai vret 4 fëmijët e tij për motivin më absurd

Babai vret 4 fëmijët e tij për motivin më absurd

Një ngjarje makabre ka tronditur Brazilin dhe ka bërë bujë në mediet e gjithë globit. Babai 28-vjeçar ka vrarë katër fëmijët e tij duke i mbytur me jastëk dhe i vrarë me thikë për motivin më absurd në botë, si hakmarrje për ish-gruan dhe nënën e fëmijëve të tij.

Fëmijët e moshës 3, 6, 8 dhe 11 vjeç u gjetën të vdekur në shtëpinë e David da Silva Lemos në Alvorada në Brazilin jugor. Policia e arrestoi autorin dhe i mori edhe dëshminë, ku tha se i kishte dhënë çaj qetësues fëmijëve, përpara se t’i mbyste me jastëk dhe t’i godiste për vdekje me thikë.

Familjarët gjetën fëmijët të pajetë me plagë thike. Autori ka refuzuar të tregojë arsyen e këtij veprimi të rëndë, por gjyshja nga nëna e fëmijëve është shprehur se ai e ka bërë këtë për t’u hakmarrë ndaj ish-gruas, e cila ishte larguar së fundmi nga shtëpia, pas dhunës së ushtruar nga ai.

“Ai kishte sulmuar fizikisht vajzën time. Marrëdhënia e tyre mbaroi përgjithmonë, por ai e bëri këtë për të bërë të vuajë vajzën time, jam e sigurt për këtë. Zgjodhi ta bëjë në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai është një frikacak”, tha ajo për mediat lokale.

Nëna e fëmijëve kishte edhe një urdhër mbrojtjeje të lëshuar nga policia, që e ndalonte t’i afrohej asaj. Policia po heton në disa pista, teksa celulari i autorit do të jetë një element kyç i hetimeve, pasi mund të zbulohen detaje të rëndësishme në lidhje me veprimet e tij para dhe pas ngjarjes.

Çifti ishin bashkë prej 12 vitesh, por u ndanë për shkak të dhunës që David Lemos kishte ushtruar ndaj gruas së tij 24-vjeçare. Familjarët thanë për mediat se momentalisht fëmijët jetonin me babain vrasës dhe pas disa ditësh do të bashkoheshin me nënën e tyre.

Related Articles