“Komandant Cali nuk i meriton as 6 ditë burgim”

“Komandant Cali nuk i meriton as 6 ditë burgim”

Veterani i UÇK-së, Faik Zogaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënim me 26 vite ndaj Sali Mustafës, duke e quajtur gjykatën si turpin më të madh që ekziston, raporton Gazeta10.

“Sot dënohet një ushtar i UÇK-së, i cili me gjithë sakrificën e vet që e ka ndihmu këtë popull prej një agresorit i cili nuk ka vetë a ka qenë fmi a jo dhe e ka vra, e sot kjo gjykatë mu qu me dënu në emër të Kosovës është turpi ma i madhi që ekziston”, tha ai.

Zogaj thotë së Serbia e ka dënuar sot komandant Calin, me aktakuzë të Serbisë të cilën thotë se e ka pas ai në vitin 2006 dhe është dënuar nga Serbia.

Ai thekson se ish komandanti Salih Mustafa nuk i meriton as gjashtë ditë burg por jo vetëm ai por të gjithë krerët e UÇK-së.

Related Articles