“Kurti dikur e injoronte Trajkoviqin, tani e ka në Qeveri dhe i dhimbset se u ndalua në Merdare”

“Kurti dikur e injoronte Trajkoviqin, tani e ka në Qeveri dhe i dhimbset se u ndalua në Merdare”
Një nga argumentet kryesore në duart e opozitës dhe kritikëve të Kurtit, është ai i ndryshimit të qëndrimeve nga ana e kryeministrit aktual, krahasuar me kohën që ishte në opozitë.

Një situatë e tillë duket se po përsëritet edhe në rastin e politikanes serbe, Rada Trajkoviq, dhe trajtimin që Kurti asaj ia bënte dikur, sa ishte në opozitë, e si ia bën tash.

Në rrjetet sociale është ripublikuar një video ku shihet se si aso kohe, në Kuvendin e Kosovës, kur Kurti ishte në opozitë injoronte tërësisht Rada Trajkoviqin, e cila i afrohej për t’i thënë diçka.

Madje Kurti me një non-shalancë të skajshme as nuk e shikonte Trajkoviqin e cila ishte afruar tek karriga e Kurtit, i fliste atij dhe përpiqej t’ia tërhiqte vëmendjen.

E këto veprime të Kurtit tanimë siç duket i ka marrë uji. Trajkoviq tanimë mund të hyjë lirshëm në Qeveri. Kjo pasi që ajo u bë këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Ky i fundit u emërua nga vet Kurti para pak kohe.

E emri i Trajkoviqit dhe ndërlidhja me Kurtin vije përsëri në shprehje sot e nesër. Politikania serbe u ndalua në Merdare nga autoritetet serbe për disa orë, duke mos u lejuar të kalojë tutje.

Ajo u ankua shumë në rrjete sociale për trajtimin që po ia bëjnë bashkëkombasit e saj, e veçanërisht u ankua tek Nenad Rashiqi, ministri i emëruar nga Kurti.

Rashiqi e përmendi këtë fakt sot në mbledhjen e Qeverisë, e Kurti u shpreh i brengosur për situatën në të cilën gjendet Trajkoviqi.

Ndërkohë, ministrja tjetër e Kurtit, Donika Gërvalla,  tha se ka marrë hapat zyrtarë për informimin e zyrës së BE-së për atë që po ndodhë.

“Me të marrë informacionin, përmes zyrës në Beograd kemi marrë hapat zyrtar për informim e zyrës së BE-së, zyra jonë është aktive në përpjekje për të siguruar lëvizje unë e di që është ambasadat janë në lëvizje dhe besoj që është një kohë e shkurtër që Trajkoviq të mund të lëvizë”- ka thënë Gërvalla. 

Related Articles