Ministri Liburn Aliu, ka reaguar në lidhje me dënimin e Salih Mustafës-Cali, nga Gjykata Speciale.
Aliu në Facebook, ka thënë se, Mustafa sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar.
Tutje, ai ka shtuar se kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë.
Postimi i plotë:
Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë.
Lavdi luftës së pastër të UÇK-së.
Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin!