Rada Trajkoviq sapo është transferuar me ambulancë në Prokuplje

Rada Trajkoviq sapo është transferuar me ambulancë në Prokuplje

Rada Trajkoviq, Këshilltarja e Ministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, është dërguar në spital me autoambulancë pasi shëndeti i saj është përkeqësuar.

“Mami sapo është transferuar me ambulancë në Prokuplje, pasi shëndeti i saj është përkeqësuar papritur”, thuhet në Twitter-in e politikanes Rada Trajkoviqit në të cilin ka shkruar e bija e saj.

“Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe do t’ju mbajmë të përditësuar për statusin e saj”, ka shkruar vajza e saj.

Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, ka pothuajse 12 orë në vijën administrative, ku policia serbe e ndaloi derisa ajo po kthehej në Serbi.

Ajo ka shkruar se që 12 orë nuk i është ofruar ushqim, ujë apo ilaçe që i nevojiten.

“12 orë në linjë administrative rrugës nga Kosova. Pa ushqim, pa ujë, pa ilaç, pa arsye. Gjithë natën, në mes të dimrit, në makinë. Dokumentet e konfiskuara, pa komunikim. A do të reagojë dikush ndaj kësaj torture?”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, të enjten, Trajkoviq u ndalua për herë të parë nga policia serbe në vendkalimin administrativ, Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Related Articles