Kurti: Telekomit të Kosovës i ndamë 20 milionë euro hua për investime kapitale

Kurti: Telekomit të Kosovës i ndamë 20 milionë euro hua për investime kapitale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ia kanë ndarë Telekomit të Kosovës 20 milionë euro hua, që sipas tij do të përdoren për investime kapitale.

Kurti në mbledhjen e qeverisë, që është mbajtur sot, thotë se këtë vit për herë të parë nga viti 2015, kjo ndërmarrje ka bilanc financiar pozitiv.

“Telekomit të Kosovës i ndamë 20 milionë euro hua të cilat do të përdoren për investime kapitale. Sivjet, për herë të parë nga viti 2015, kjo ndërmarrje publike ka bilanc financiar pozitiv”, ka thënë Kurti.

Related Articles