Mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një vetaksident trafiku rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë, ku si pasojë vozitësi ka marrë lëndime trupore, raporton Gazeta Enigma.
Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Enigma nga Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për Gazetën Enigma, se rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë, ka ndodhë një vetaksident trafiku.
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti” tha Ahmeti per Gazetën Enigma.