“Tokio 2020”, 75 % të atletëve do të vaksionohen para garave

“Tokio 2020”, 75 % të atletëve do të vaksionohen para garave

Në prag të Lojrave Olimpike në Tokio dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, së paku 75 për qind të pjesëmarrësve ose atletëve, do të marrin vaksinën para garave, për të parandaluar zgjërimin e virusit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga numri një i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Tomas Bah. Pritet që të gjithë pjesëmarrësit të pranojnë vaksinat që janë donacion nga Biontek dhe Fajzer.

Distribuimi i vaksinës pritet të kryhet deri në fund të muajit maj, ndërsa atletët do të pranojnë dy doza të vaksinës në 3 javët, një proces standard të imunizimit.

Lojrat Olimpike në Tokio, do të nisin më 23 korrik, ndërsa ato paraolimpike më 24 gusht.

Related Articles