Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të jap më shumë detaje për vendimin për shkarkimin 16 ambasadorëve dhe konsujëve.
Nga Zyra për Media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë se Gërvalla nesër do të mbajë një konferencë për media për këtë vendim.
“Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”.
Pak orë më herët ishte raportuar se përpos lirimit nga detyra të ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, presidentja Vjosa Osmani ka shkarkuar gjithsej 16 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës nëpër shtete të ndryshme.
LEXO EDHE:Kuptohet se kush janë 16 ambasadorët dhe konsujt e liruar nga detyra.
Ndërsa poashtu dhe Qendrim Gashi, ka konfirmuar se është liruar nga pozita e Ambasadorit në Paris të Francës.
LEXO EDHE:Qëndrim Gashi e konfirmon se u lirua nga detyra e ambasadorit në Francë.
/Gazeta Enigma/