Rusia ka thënë se do të dërgojë muzikantë në vijë të frontit në Ukrainë në tentim për të rritur moralin e ushtarëve, thotë BBC.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar formimin e “brigadës kreative të vijës së frontit” këtë javë, duke thënë se në të do të përfshihen si vokalistë ashtu edhe muzikantë.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka përmendur krijimin e kësaj brigade në përditësimin e inteligjencës britanike për gjendjen në Ukrainë.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ka vizituar trupat ruse në vijën e frontit në Ukrainë.