Buzhala: Messi bën gjëra të bukur përtej golave

Buzhala: Messi bën gjëra të bukur përtej golave

Tifozi, Berat Buzhala, ka folur për triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës.

Buzhala u ndal më shumë te paraqitja e Lionel Messit, në këtë Botëror, duke thënë se ai ka bërë gjëra të bukura përtej golave.

“Messi bën gjëra të bukur përtej golave, një djalë 35-vjeçar në futboll është i vjetër, është shtyrë më Gvardiolin nja 30 sekonda me krahë, që të konsumon energji tepër, u fut në zonë të rreptësisë, unë nuk e di si e ka pa që e ka një lojtar atje, pas asaj lodhje, ka bërë gjëra fantastike, e ka ngrehur gjithë ekipin pas vete”, ka thënë Buzhala.

Ai shton se Messi nuk duhet të pensionohet, pasi sipas tij, ende është në kulm të karrierës.

“Nuk mendoj që duhet ta lërë në kulm, një njeri që e fitojë Botërorin, nuk duhet t’i themi që i ka ardhur fundi, sapo e fitoi trofeun më prestigjioz”.

Related Articles