I mbijetuari i masakrës së Dubravës: E dinim që do të na vrisnin

I mbijetuari i masakrës së Dubravës: E dinim që do të na vrisnin

Besim Zymberi, ish i burgosur politik ka rrefyer përjetimet e tij në burgun e Dubravës si i mbijetuar i masakrës në këtë burg famëkeq ku u torturuan e u vranë shumë shqiptar gjatë okupimit serb në Kosovë.

Në emisionin “n’Demos” Zymberi ka rrëfyer tmerrin në këtë burg duke folur për kohën kur u bombardua nga forcat serbe.

“Kur na dërguan nga Gjilani në burgun e Dubravës, 20 vetë na vendosën në një dhomë dhe natyrisht deri më 19 maj ishin në një izolim të plotë, ajo që e dinim ishte se do të na vrisnin, e bënim lutje që ajo të ndodhte pa një dhimbje të mëdha. Kur ndodhi sulmi me 19 maj, ne dolëm nga ai objekt, edhe pse ndodhi sulmi ne nuk mund të dilnim për kulmi, erdhën të burgosurit tjerë dhe na i hapën dyertë, pas 6 vjetësh aty e pash Bajrush Xhemajlin, e pash mikun tim Rasim Selmanjan, kur i sheh njeriu këta persona të shtonte më shumë motiv për të vazhduar më pas, si Bajrushi e Rasimi ishin me tërë familje të involvuar në çështjen kombëtare”, ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës / Deputetët e Kuvendit të Kosovës fillojnë vizitën zyrtare në Turqi

Siç thotë Zymberi, të gjitha kushtet ishin përmbushur nga serbët, që masakra në burgun e Dubravës, t’u veshej UÇK-së.

“Në maj të vitit 1998, të gjithë të burgosurit janë transferuar në burgjet serbe, gjoja për sigurinë e tyre nga UÇK, at ana larguan në emër të sigurisë, ndërsa na kthyen më 30 prill të 1999. Të gjitha radiolidhjet e shumë armatim ishin të vendosura në Bugun e Dubravës, pas një kohe gardianët i thyen degët e qershisë, ne menduam se këta po e përgatisnin një masakër, e që t’u linin të tjerëve fajin, gjoja ka ndodhur sulmi nga ajri”.

”Për 4 ditë ajo që ka ndodhur ajo ka qenë e tmerrshme, për katër ditë e katër netë kemi qëndruar mesin e shumë kufomave, shok, familjarë e kështu me radhë, ajo çfarë mund të bënim ishtë renditja e mbulimi i tyre. Brenda atyre katër ditëve ne kemi bërë një organizim që vdekjen ta përjetonim në mënyrë të dinjitetshme e jo pa një rezistencë, për arsye se prej 19 maji forcat serbe nuk hynin në oborrin e burgut, shumë prej tyre ishin të maskuar. Ka pasur shumë ta plagosur, të cilët jemi kujdesur për ta e që tash janë gjallë, një far Agim Thaçin e kam pa pa kafkë, e ia kam pa trutë përjashta, ai sot është gjallë”, kujton Zymberi.

Related Articles