Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të jap më shumë detaje për vendimin për shkarkimin e 12 ambasadorëve.
Nga Zyra për Media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë se Gërvalla sot do të mbajë një konferencë për media për këtë vendim.
“Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, është thënë dje nga Zyra për Media.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka liruar nga pozita të gjithë ambasadorët siç thanë nga ky dikaster që janë emëruar politikisht.