Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve për sulme seksuale gjatë ditëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Çitaku ka shpërndarë në Facebook dy lajme , një për dhunim seksual të një të miture në Mitrovicë nga dy burra dhe një tjetër për sulm seksual të një të miture nga i dashuri i nënës së saj.
Ajo ka shkruar se duhet të publikohen emrat e dhunuesve.
“Emrat. Jo inicialet. Emrat. Emrat e dhunuesve duhet publikuar. Ska privatësi aty. Në SHBA psh, dhunuesit e kësaj natyre (sex offenders) hyjnë në listë e cila është publike, dhe sa herë që lëvizin apo ndërrojnë vendbanim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes, dhe komuniteti njoftohet për vendbanimin e tyre. Kjo është çështje e interestit publik”, ka shkruar Çitaku.