PSD-ja u kërkon deputetëve që të ndryshojnë Ligjin për Specialen

PSD-ja u kërkon deputetëve që të ndryshojnë Ligjin për Specialen

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, të mërkurën ka dorëzuar në Kuvend kërkesa për të gjithë deputetët, që të iniciojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas tij me ndryshimet e propozuara nga PSD-ja, Gjykata Speciale do të kthehet në “gjykatë të drejtësisë”, pasi ai ka vlerësuar se aktualisht kjo Gjykatë është e padrejtë dhe se po jep vendime të padrejta e arbitrare.

“Sot ju kemi drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës duke përjashtuar ata të Listës Serbe, për t’u bërë pjesë e grupit i cili do të duhej të ndërtohej nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të filluar amandamnetimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, ka theksuar Molliqaj.

Ai ka thënë se janë dy nene në këtë Ligj, që duhet të ndryshohen. “Ne konsiderojmë që janë dy nene shumë problematike, të cilat nuk janë në përputhje me Ligjin ndërkombëtarë për krime lufte dhe as me konventat ndërkombëtarë për krime lufte. Njëri ka të bëjë me kompetencën lëndore që trajton subjektin e ndjekës nga kjo Gjykatë, e që është trajtimi prej kësaj baze të nenit 6 ku ndiçen vetëm krimet e UÇK-së”, është shprehur Molliqaj.

Neni tjetër që sipas tij duhet të riformulohet është neni 16. “Neni i dytë që duam ta riformulojmë e ndryshojmë, është neni 16, ai për përgjegjësinë individuale dhe komanduese në veprimet e supozuara që mund të kenë ndodhur. Kjo ka të bëjë me një pjesë të fjalisë që është problematike e që ne nuk e kemi gjetur në asnjë ligj ndërkombëtarë për krime lufte dhe në asnjë konventë. Pra ajo që quhet ‘ka pasur arsye të dijë’, e jo që ‘duhet të dëshmohet që bartësi i luftës e ka ditur për një veprim të tillë’”, ka theksuar Molliqaj.

Ai ka thënë se beson që protesta e së shtunës kundër Gjykatës Speciale, që është thirrur nga PSD-ja do të jetë masive.

Related Articles