Ura e dëmtuar dhe bllokimi i tre fshatrave në Kamenicë, banorët: Na tradhtuat sot e 22 vite! (Video)

Ura e dëmtuar dhe bllokimi i tre fshatrave në Kamenicë, banorët: Na tradhtuat sot e 22 vite! (Video)

Një urë e cila i lidhë tre fshatra është dëmtuar dhe nuk po mund të bëhet lëvizja e qytetarëve.

Fshatrat Lavjqiq, Desivojcë dhe Tërstenë kanë mbetur të bllokuar shkaku i dëmtimit të urës, raporton Gazeta Enigma.

Ditë më parë është paralajmëruar që do të mbahet një protestë, por që numri ka qenë i vogël.

Në redaksinë e Gazetës Enigma ka mbërritur një video nga protesta.

Qytetari është deklaruar në mënyrë anonime për Enigmën.

“Këta janë banorë të vendit tonë, që e dojnë vendin me zemër. Terstenë-Desivojcë-Lajqiq. Protesta ishte paralajmëruar para tri ditëve, nuk ju përgjigj askush përveç këtyre banorëve. S’ka media, s’ka komunë për këta banorë. Na tradhëtuan sot e 22 vite”, ka shkruar ky person.

Ura vazhdon të mbetet rrezik për këta banorë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles