Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë së fundi një adresim drejt serbëve në Kosovë, para protestës masive të tyre në barrikadën në vendbanimin Rudare.
Ai u ka thënë serbëve se i mbështet në kërkesat e tyre, dhe thotë se nuk do të fshehet nga më të fuqishmit e botës.
“Serbët nuk kërkojnë shumë, ata kërkojnë vetëm atë që u takon të gjithë njerëzve të qytetëruar në Evropë. Atë që të gjithë kanë të drejtë, vetëm serbëve u mohohet. Të jesh i lirë, të kesh të drejtën të lëvizësh, të shkosh shkollave dhe spitaleve, për të mbrojtur jetën e tyre dhe perspektivën e fëmijëve të tyre, kërkojnë lirimin e atyre që u arrestuan pa arsye, kërkojnë tërheqjen e atyre që erdhën me armë të gjata për të pushtuar ilegalisht veriun e Kosovës dhe Metohisë”, tha ai.
“Dhe për t’u kthyer në institucione kërkojnë formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Për të gjitha, unë si kryetar i Serbisë gjithmonë do t’i mbështes, gjithmonë do t’i mbështes dhe nuk do të fshihem nga të mëdhenjtë dhe të fuqishmit në botë”, tha Vuçiq.
“Dhe kur ta them këtë, unë gjithashtu do të jem gjithmonë i përgjegjshëm për t’i ftuar ata të ruajnë paqen, të qëndrojnë të qetë dhe të durueshëm. Sepse paqja është në interesin më të madh të serbëve dhe të Serbisë dhe popullit tonë në Kosovë dhe Metohi. Rroftë Populli serb në Kosovë dhe Metohi, rroftë Serbia”, ka përfunduar ai.