Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pilotët e FSK-së kanë përfunduar me sukses të lartë programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter tip AB-206, me qëllim të ruajtes së aftësive fluturuese individuale dhe operacionalitetit të njësisë sonë, njofton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka shpërfaqur edhe disa fotografi gjatë programit të mbajtur nga pilotët.
Gjithashtu ndan mirënjohje për bashkëpunimin e pjestarëve nga Forcatë Ajrore të Republikës së Shqipërisë.
“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për mbështetjen nga vëllezërit e motrat tona të Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë: