Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar sot në një konferencë të jashtëzakonshme se janë ngrirë rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me financim të terrorizmit, raporton Gazeta “Enigma”.
Murati njoftoi po ashtu se paratë e ngrira dyshohet se kanë të bëjnë edhe me shpëlarje parash.
“Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare ju njoftoj se janë ngrirë një shumë prej rreth 1 milion euro, para të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka deklaruar Murati/Gazeta Enigma.