Nagavci nuk e di sa rriten pagat, por thotë se me Ligjin e Pagave është eliminuar pabarazia

Nagavci nuk e di sa rriten pagat, por thotë se me Ligjin e Pagave është eliminuar pabarazia

Ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci, pretendon se me Ligjin për Paga, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës, është eliminuar pabarazuar, ndonëse nuk e di saktë impaktin që ky ligj ka në të ardhurat e punonjësve të arsimit.

Për vlerën e koeficientit, ministrja ka deklaruar se ende nuk është përcaktuar, për shkak se ai, sipas saj, më herët është bërë për arsye elektorale, nga qeveritë e kaluara.

“Nuk mund të them se sa është vlera e koeficientit, por ka rritje për mësimdhënësit”, tha Nagavci në RTK.

Nagavci tha se buxheti për arsim për vitin 2023 do të rritet me 12 për qind, e nëse përfshihet edhe viti 2022, është në rritje prej 24 për qind nga kjo qeveri.

Related Articles