Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka dekoruar Ambasadorin e Rusisë në Beograd Alexander Botshan-Kharchenko me Urdhrin e Alexander Nevskyyt
Putin ka nënshkruar një dekret për dhënien e Urdhrit të Alexander Nevsky ambasadorit rus në Serbi, Alexander Botshan-Kharchenko.
Botshan-Kharchenko është dekoruar për “meritë në realizimin e kursit të politikës së jashtme të Federatës Ruse dhe shërbim shumëvjeçar diplomatik të ndërgjegjshëm”.
Urdhri i Alexandër Nevskyt u jepet qytetarëve të Rusisë që kryejnë funksione në shërbimin civil, “për merita të veçanta personale për atdheun, shërbimin afatgjatë të ndërgjegjshëm dhe rezultatet e larta të arritura gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, si dhe forcimin e autoritetit ndërkombëtar të Rusisë”.
Botsan -Kharchenko është emëruar ambasador i Rusisë në Beograd para tre vitesh. Vitin e fundit ai ka pasur shumë takime me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe duket se me sukses ia ka dalë ta mbajë në kursin prorus duke e bindur që të mos I vëjë sanskione Rusisë në linjë me BE’në për shkak të agresionit në Ukrainë.