Deputeti i Partisë Demokratike, Hisen Berisha, ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë, i miratuar të enjten nga Kuvendi i Kosovës, i mundëson Qeverisë që Administratën Publike ta futë nën kontrollin e njerëzve partiakë.
Berisha, duke komentuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, ka thënë se Kosovës falë bashkëpunimit me miqtë ndërkombëtarë kishte arritur ta krijonte një administratë profesionale.
“Tani janë përcaktuar disa që quhen inspektorë, që janë në rolin e komisarëve politike, që do të thotë se në kriteret e vlerësimit të një punëtori të administratës nuk ka më kritere sipas standardeve që i kanë vendet demokratike të botës, por kriteret i përcakton partia”, ka deklaruara Berisha për RTV Dukagjini.
Ai tha se “po tentohet të shkatërrohet një administratë profesionale edhe po tentohet të bëhet një administratë e kontrollueshme nga partia”.
“Po dëshirojnë me fut kriterin përshtatshmëri politike për Administratën Publikë. Ky është kritere i regjimeve totalitaret komuniste”, ka sqaruar Berisha.
Më tej, ai ka thënë se Partia Demokratike Kosovës, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë që është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Do të dërgojmë në Gjykatën Kushtetues që me pa sesa është në harmoni me parimet demokratike, edhe për këtë filtri më i mirë është Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar deputeti opozitar Berisha.