Klubi francez i Aubagne (National 2 ose liga e katërt), në zi për vdekjen e sulmuesit 22-vjeçar, Adeln Santana Mendy, i vrarë me armë zjarri natën mes të premtes dhe të shtunës në lagjen e 14-të të Marsejës.
Futbollisti i ri francez ishte formuar për një kohë të caktuar në qendrën stërvitore të Olympique Marseille, përpara se të kalonte në Angli, dhe më pas në Côte Bleue, Marignane-Gignac dhe Aubagne verën e kaluar. “Ai do të lërë një boshllëk të madh dhe do të mbetet përgjithmonë njëri prej nesh. Të gjitha mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tij”, reagoi Aubagne në rrjetet sociale.