Me fillim nga ora 17:00 sot do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit ne Kosovë.
Gjithashtu do të bëhet edhe shpallja e njëmbëdhjetësh më të mirë, ndërsa ndahen edhe shumë çmime të tjera, raporton Gazeta Enigma.
Përzgjedhjen e më të mirit e bën Federata e Futbollit e Kosovës, kurse të njëmbëdhjetësh e bëjnë gazetarët sportivë.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se portieri më i mirë për vitin 2022 do të shpallet Enea Koliçi nga SC Gjilani.
/Gazeta Enigma/