Zekirija Ramadani nuk do të jetë trajner i SC Gjilani për stinorin pranveror.
Lajmi është konfirmuar nga vet tekniku shkupian më anë të një postimi në ‘Facebook’.
Ramadani në postimin e tij ka bërë të ditur edhe shkaqet që e shtyu të mos vazhdoj tutje me gjilanasit.
“Mirupafshim S.C.GJILANI Pas një periudhe tepër të vështirë erdhi edhe fundi. Para dhjetë ditëve FIFA shkëputi kontratën time me ekipin e Gjilanit, por unë deri sot kam pritur për ndonjë ndryshim të situatës në klub. Pasi që nuk ka asnjë ndryshim, vendosa t’i jap fund pritjes dhe të mendoj për të ardhmen time si trajner. Falenderoj të gjithë ata që ishin afër klubit në këtë periudhë mjaft të vështirë. Posaqërisht falenderoj futbollistët, sepse ata, pavarësisht miliona problemeve, dhanë maksimumin dhe janë më meritorët që klubi i Gjilanit sot është në këtë pozitë”, ka shkruar ai.
/Gazeta Enigma/