Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës

Në prag të festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka gëzuar fëmijët e të gjitha komuniteteve në veri të Mitrovicës, duke u dhënë atyre dhurata

Jemi në prag të festave të fundvitit, dhe me këtë rast Policia e Kosovës ka shpërndarë dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës.

Policia nëpërmjet një njoftimi për media ka thënë se së bashku Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Sipas njoftimit të policisë, njësitet policore të Mitrovicës, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve dhe në Lagjen e Doktorëve.

“Kështu, njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve, Lagjen e Doktorëve, dhuratat janë shpërndarë për fëmije të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles