Gjatë mbrëmjes së djeshme është djegur një sallë e jashtme sportive në shkollën “Shkëndija” në Hajvali.
Pas këtij akti, sot në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës të cilët po e hetojnë vendin dhe po marrin të dhënat e nevojshme që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
Gazeta10 ka dërguar pyetje lidhur me rastin edhe tek Policia e Kosovës por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.