Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku ka treguar se cili do të ishte suksesi i dialogut në Bashkimin Evropian.
Abazi ka kërkuar Asociacion të komunave në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Novi Pazar dhe Tutinit.
Kjo kërkesë besohet të jetë e bazuar në kundërshtimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Por, Novi Pazari megjithatë nuk është komunë me shumicë shqiptare, ashtu siç nuk është as Tutini.
Por, deputet Abazi s’është ndalur këtu. Po ashtu, kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, ka kërkuar të drejta për muhaxhirët për “kompensim të pronave dhe reparacion për krimet e Serbisë që nga viti 1878!”