Manchester United raportohet se është i interesuar për dyshen kroate, Josip Juranovic dhe Dominik Livakovic.
Të dytë regjistruan paraqitje të mira në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke ndihmuar Kroacinë që të zë vendin e tretë
Dhe, falë paraqitjeve të tyre, Juranovic dhe Livakovic kanë tërhequrin vëmendjen e klubeve të ndryshme.
Manchester United është ndër klubet e interesuara për futbollistët në fjalë.
“Djajtë e Kuq” vlerësohet të shumë boshllëqe në skuadrën e tyre dhe kroatët do të ndihmonin në plotësimin e tyre, por nënshkrimi i tyre mund të mos jetë i lehtë pasi konkurrenca do të jetë e fortë.
Juranovic, që luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë, shfaqi formë të mirë edhe me Celticun, që i ndihmoi atij të ftohej nga Kroacia për në Katar.
Sipas “Sportske Novosti”, 27-vjeçari do të vlerësohet në treg me rreth 19.3 milionë euro. Barcelona dhe Chelsea gjithashtu kanë shfaqur interesim për të dhe Manchester United do të duhet të lëvizë shpejt nëse e do në “Old Trafford”.
Ndërkohë, Livakovic ishte një nga portierët më të mirë në Kupën e Botës, duke u veçuar për pritjen e tij të penalltive.
Portieri është pjesë e Dinamo Zagrebit, klub me të cilin i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë. Manchester United e sheh 37-vjeçarin si zëvendësues të David de Geas, të cilit i skadon kontrata pas përfundimit të sezonit.