Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se fillimisht ishin raportuar katër të lënduar derisa pas ekzaminimeve të tjera në vendin e ngjarjes është hasur edhe në një person pa shenja jete.
“Informatat zyrtare fillestare ishin për katër të lënduar. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes u vërejtur edhe një person në veturë shenja jete”, tha Gashi.
Ai theksoi se të lënduarit e tjerë janë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Pejës e më pas edhe në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.